Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet me raketa në Gaza


Mbi një duzinë palestinezësh dhe katër izraelitë janë vrarë, si dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve me raketa mes Palestinës dhe Izraelit në rripin e Gazës.

RT” shkruan se të paktën 18 njerëz u vranë në sulmin izraelit të së dielës në Gaza, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur sipas zyrtarëve palestinezë. Mes viktimave ishte dhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë 14-muajsh.

Izraeli nga ana tjetër tha se ka vrarë të paktën tetë militantë palestinezë, duke pretenduar se goditi 320 objektiva militante nëGaza, duke përfshirë tunelet, repartin e armëve dhe depot. Për vdekjen e një gruaje palestineze dhe të vajzës së saj, fajëson një raketë gabim të hedhur nga militantët. Sipas Izraelit, mes të vrarëve ishte edhe një palestinez, një komandant i Hamasit i quajtur Ahmed Abed Khudri. Ai thuhet se ndihmoi në transferimin e fondeve nga Irani në fraksione të armatosura në Gaza.

Ndërkohë, grupi militant i Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës, si dhe një organizatë tjetër ekstremiste e quajtur xhihadi islamik, hodhi deri në 600 raketa dhe predha që synonin territorin izraelit. Të paktën katër vetë në Izrael u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën.

Sipas IDF, militantët goditën një furgon civil, duke plagosur rëndë shoferin, i cili më vonë vdiq. Por sipas militantëve palestinezë, ishte një mjet ushtarak që transportonte ushtarë.

Të dy palët kanë pranuar se gjithashtu shumë civilë kanë mbetur të plagosur gjatë zhvillimeve të fundit.

Sulmet ajrore izraelite rezultuan në plagosjen e 125 palestinezëve, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës.  Përpjekjet për ndërmjetësim nga OKB-ja dhe Egjipti nuk kanë dhënë rezultate deri në atë masë sa palët të ndalin dhunën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *