Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Meta sjelljen e ka nga këshilltarët e gabuar. Kreu i PL-së: Koha do tregojë çimkat dhe çimkaxheshat


Bashkëshortët Meta-Kryemadhi kanë hyrë në një “konflikt politik” ditët e fundit lidhur me lidershipin në Partinë e Lirisë dhe organizimin e saj.

Mbrëmjen e sotme ata në distancë në dy emisione të ndryshme kanë replikuar me njëri tjetrin.

Monika Kryemadhi në studion e emisionit “Opinion” mohoi se ka një konflikt me Metën por tha se ai po dëgjon këshilltarët e gabuar.

“Mendimet e mia do jenë të drejtpërdrejta. Unë kam këndvështrim ndryshe sa i përket strukturimit të partisë.

Nuk po them që kur kam drejtuar LSI kam shkëlqyer edhe të drejtën për të shprehur mendimin tim nuk mund të ma heqë dot.

Nuk ka konflikt por një sjellje që ka marrë nga këshilltarët e gabuar. Është gënjyer Ilir Meta. Sepse kur mbledh rreth vetes njerëz të cilët mendojnë që janë rrogëtarë, sepse një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë. Kur njerëzit të cilët e kanë mendjen bosh dhe nuk e mbushin dot kohën me aksion opozitar atëherë do të krijojnë armikun imagjinar. Ai material nuk është shkruar nga një profesionit, është shkruar nga një jurist i cili nuk njeh… ”, tha Kryemadhi.

Ndërsa Kryemadhi gjatë një dalje për mediat ditën e sotme tha se duhen më shumë denoncime për inceneratorët dhe se opozita nuk po flet për të, Meta tha sot se ai e ka bërë denoncimin i pari për inceneratorët.

“Denoncimin e parë për inceneratorët i ka bërë Ilir Meta. i kam thënë Monika Kryemadhit që të flasë për Fierin, të angazhohet më shumë, se ka problem të jashtëzakonshme”, tha Meta.

Ai më tej u shpreh se koha do të provojë nëse ka çimka dhe çimkaxhesha.

Burri që i shkaktoi kosto Monika Kryemadhit është Lulzim Basha, kryemashtruesi i Shqipërisë. Kjo tha po më tradhtoi Luli, do e vras. Luli është shëndoshë si molla, mban peng vulën e PD-së. Luli nuk e meriton të quhet burrë, por është kryemashtrues. Koha do e tregojë nëse ka çimka apo çimkaxhesha”, tha Meta.