Vendosni fjalën kyçe....

Intensifikohet konflikti në Gaza, shtohen sulmet mes palestinezëve dhe izraelitëve


Intensifikohen përplasjet në Gaza. “BBC” shkruan sot se Izraeli dhe militantët në Rripin e Gazës kanë shtuar numrin e sulmeve mbi njëri-tjetrin, në disa prej shkëmbimeve më intensive të viteve të fundit.

Që prej të shtunës, militantët palestinezë kanë lëshuar më shumë se 450 raketa në territorin izraelit. Izraeli thotë se shumë u lënduan, ndërsa një burrë mbeti i vrarë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nga ana tjetër, thonë se kanë sulmuar rreth 220 objektiva në Rripin e Gazës gjatë fundjavës. Sipas palestinezëve, katër persona u vranë nga këto sulme.

Këtë të dielë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se kishte urdhëruar ushtrinë që “të vazhdonte sulmet masive ndaj elementëve terroristë në Rripin e Gazës”.

Luftimet vijojnë pavarësisht armëpushimit për të cilin u ra dakord muajin e kaluar. Egjipti dhe Kombet e Bashkuara po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim afatgjatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *