Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë 62-vjeçari në Velipojë


Një 62-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në plazhin e Velipojës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 pas një konflikti që personi i plagosur me iniciale A.N.  ka pasur me autorin e dyshuar të ngjarjes V. L., 43 vjeç.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës për mjekim ndërsa autori i dyshuar është ndaluar dhe po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë

Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë.

Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër

Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *