Vendosni fjalën kyçe....

“Kosova do e fitojë sovranitetin në territorin e saj” – Vuçiç tregon pse dështoi shkëmbimi i territoreve


Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka thënë se ideja për korrigjimin e kufijve nuk është realizuar për shkak të ndërhyrjes së shërbimeve sekrete të huaja, shkruan Lajmi.net.

 “Sot e kuptoj mirë se oferta jonë nuk ka mundur të realizohet për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre sekrete, të cilat aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediatike që të punojnë kundër një zgjidhjeje të tillë.” ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka shtuar më tej në deklaratën e tij duke thënë se në të ardhmen Kosova do fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në territorin e saj, edhe pse Serbia nuk do e njohë.

Vuçiç ka kritikuar ashpër opozitën serbe pasi sipas tij ajo nuk ka dhënë asnjë ide për çështjen e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *