Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 92% e votave, Meta uron Pendarovskin për fitoren


Pas numërimit të 92% të votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski kryeson bindshëm ndaj kandidates së VMRO-DMPNE-së, Gordana Siljanovskën.

Deri tani Pendarovski ka marrë 389.047 apo 52,31% të tyre, kurse Siljanovska ka marrë 328.174 apo 44,12% të tyre. Ndërsa vota të pavlefshme ka 26.524 ose 3,57% e tyre.

Presidenti Meta ka telefonuar sot Stevo Pendarovskin.

Burimet konfirmojnë se Meta e ka uruar Pendarovskin për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *