Vendosni fjalën kyçe....

Kishte bërë gati 90 doza drogë për t’i shitur, arrestohet 24 vjeçari në Memaliaj


Një 24-vjeçar ka rënë në pranga, pasi policia e Tepelenës i ka gjetur një sasi droge të bërë gati në doza për t’u shitur.

I arrestuari është shtetasi D.M., 24 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj. Në banesën e tij, efektivët e policisë gjetën 90 doza lëndë narkotike, të cilat dyshohet se do t’i shiste.

 “Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.M., 24 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësin e provës materiale 90 doza me lëndë narkotike  që dyshohet se do ti shpërndante në doza. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme”,- njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *