Vendosni fjalën kyçe....

“Benz”-i përplaset me kamionin në Laç, një i plagosur


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Mamurras, ku një automjet tip Benz është përplasur me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjormë, ku si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit, me inicialet S.T. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Në aksin rrugor Laç- Mamurras, në fshatin Gjormë, mjeti tip Benz me  drejtues shtetasin S.T, 57 vjeç, banues në Kurbin është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin M.L.,37 vjeç, banues në Kurbin.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi  S.T., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *