Vendosni fjalën kyçe....

Katër ditë pas sulmeve me 359 të vdekur, tjetër shpërthim ndodh pranë një gjykate në Sri Lanka


Një shpërthim ka ndodhur pas një gjykate jo shumë larg qytetit më të madh në Sri Lanka, Colombo. Plot katër ditë pas sulmeve vdekjeprurëse të së dielës së Pashkës, shpërthimi i radhës ka ndodhur në shesh prapa gjykatës magjistrale.

Një zëdhënës i policisë tha për mediat lokale se fatmirësisht nga ky sulm, nuk është raportuar për asnjë viktimë.

Zëdhënësi Ruwan Gunasekera tha se policia ka nisur hetimet pas shpërthimit pranë gjykatës, ndërsa shtoi se këtë radhë shpërthimi nuk ishte i komanduar si shpërthimet e mëparshme.

Shpërthimi vjen në një kohë kur në Sri Lanka është shpallur gjendja e emergjencës, pas sulmeve me bombë që i morën jetën 359 njerëzve të djelën e Pashkëve, dhe la të plagosur rreth 500 të tjerë.

Deri më tani policia në Sri Lanka ka ndaluar 60 të dyshuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *