Vendosni fjalën kyçe....

Gwyneth Paltrow shoqërohet me të dashurën e ish-bashkëshortit (FOTOT)


Gwyneth Paltrow, e cila ka qenë e martuar me Chris Martin për më shumë se 10 vjet, është parë me Dakota Johnson, e cila tanimë është e dashura e Martin.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale i tregojnë të dyja duke qeshur e duke kaluar mjaft mirë me njëra-tjetrën. Ato ishin të shoqëruara nga gazetari Derek Blasberg, i cili është ai që publikoi fotot.

Paltrow njihet për marrëdhëniet e saj të mira me ish-bashkëshortin, saqë madje ka publikuar foto me të dhe bashkëshortin aktual, Brad Falchuk.

Gwyneth Paltrow jo vetëm ka ruajtur marrëdhëniet me ish-bashkëshortin, por duket se tanimë është bërë shoqe e ngushtë edhe me të dashurën e tij, Dakota Johnson.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *