Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me 4 të plagosur në Fier, një person në gjendje të rëndë


Një aksident të rëndë me 4 të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Levan-Fier.

Dy mjete, njëri tip Mercedes-Benz dhe tjetri tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë 4 të lënduar, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Fierit për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit.

Nga aksidenti trafiku është rënduar ndjeshëm dhe po punohet për zhbllokimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *