Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit nis bisedimet për zgjatjen e kontratës me legjendën Ramos


Pasi i kanë dhënë besim trajnerit Zidan në prag të ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e Realit të Madridit pritet të rinovojnë kontratën me mbrojtësin Sergio Ramos.

Siç shkruan ‘Marca’, bisedimet kanë nisur dhe pritet të përfundojnë në ditët e ardhshme.

34-vjeçari është pjesë e ‘galaktikëve’ që prej sezonit 2005 dhe është një nga pikat më të forta të ekipit.

Me Realin e Madridit, mbrojtësi ka fituar 5 tituj kampion në Spanjë, 2 Kupa Mbreti, 4 superkupa të Spanjës, 4 Liga Kampionësh, 3 Superkupa të Europës dhe 4 Botërorë klubesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *