Vendosni fjalën kyçe....

Kolegët socialistë nuk i mbështetën 10 amendamentet për Paketën Fiskale, reagon Erion Braçe: Në dëm të Bujkut


Deputeti Erion Braçe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas rrëzimit të amendamenteve të tij për Paketën Fiskale në Kuvend.

Braçe shprehet se propozimet e tij që janë refuzuar janë në dëm të bujkut.

“Sot në #kuvend;

Llogaria e #tvsh është një, kjo, dhe në dëm të bujkut!

Llogaria e taksës kombëtare është një, kjo, dhe përsëri në dëm të bujkut!

Propozimi im që në fakt është propozimi i bujqve në Myzeqe, kthen llogarinë në të mirë të bujkut, grumbulluesit e përpunuesit; drejtpërdrejt në faturë, në llogarinë e bujkut dhe prej qeverisë;

Barazon skemën e tvsh dhe bën grumbulluesin ekonomikisht të interesuar për prodhimet e bujkut!”– shkruan Braçe, ndërsa publikon edhe një video nga fjalimi i tij sot në Kuvend.

Pas shumë debatesh dhe diskutimesh, pak më herët në Kuvend u miratua buxheti për vitin 2022. Amendamentet e propozuara nga ish-zv.kryeministri Erion Braçe dhe nga të tjerë deputetë të PD-së dhe LSI-së u rrëzuan të gjitha, duke u pranuar vetëm propozimi i Taulant Ballës për shtimin e fondit prej 60 milionë lekësh për KPA-në.

Ky buxhet ka pasur kundërshti të mëdha, veçanërisht nga fermerët të cilët kanë dalë vazhdimisht në protesta, edhe sot përpara Kuvendit.