Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Rinas e 10 milionë eurove – Një person i ‘6’-të shpërqendroi policinë


Grupi që grabiti 10 milionë euro në Rinas, duket se kishte paguar dhe një person të gjashtë, për të shpërqendruar policinë.

Përveç 5 personave që kanë marrë pjesë në grabitjen, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, policia është vënë në kërkim dhe të një personi të gjashtë i cili dogji një makinë në Bathore për ta përdorur si karrem shpërqendrimi për policinë.

Sipas Balkanweb, makina kishte karakteristika dhe tip si ajo me të cilën u larguan autorët nga vendi ku u përplasën me armë me policinë (benz-vito), por nuk u përdor ditën e ngjarjes nga autorët.

Automjeti qëndronte prej 5 ditësh e parkuar në zonën ku u gjet e shkrumbuar. Pas grabitjes ajo u dogj nga një person i veshur me të zeza i pamaskuar që u largua nga vendngjarja me një biçikletë të bardhë. Policia po punon për identifikimin e tij.

Megjithatë policia dyshon se grupi që ka punuar për realizimin e grabitjes është akoma më i madh. Automjeti që dyshohet se është përdorur nga grabitësit, u gjet në një prej tuneleve të Tapizës e brenda saj u gjet armë dhe municion.

Në furgonin me mbishkrimin “hetimi tatimor” policia ka gjetur shumë shenja gishtash dhe gjurmë biologjike të vlefshme për të bërë identifikimin e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *