Vendosni fjalën kyçe....

Gjesti i çuditshëm, futbollisti anglez puth kundërshtarin në hundë mes debatit (VIDEO)


Një episod i çuditshëm ndodhi në ndeshjen mes Burnley dhe Cardiff-it, ku dy lojtarë u përplasën me njëri-tjetrin.

Incidenti ndodhi në gjysmën e kohës kur Joe Bennett dhe Ashley Barnes u përfshinë në një konfrontim.

Kur Bennett dhe Barnes ishin ballë për ballë ky i fundit vendosi të puthë kundërshtarin e tij në hundë. Incidenti u kap nga kamerat, por Barnes nuk u ndëshkua për veprimin që bëri. Mediat sportive, shkruajnë se Cardiff-i i vendosur në vendin e 18-të është ende në telashe pas humbjes dhe duhet të mposhtin Brighton të martën për të patur një shans për t’u ngritur më lart në renditje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *