Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ata që ushtruan dhunë te Bregu i Lumit do të mbajnë përgjegjësi!


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar që efektivët që ushtruan dhunë ndaj banorëve të Bregut të Lumit ditën e djeshme, të mbajnë përgjegjësi. Po ashtu edhe personat që kanë dhënë një urdhër të tillë.

Basha sakaq u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

“Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj. 

Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi! 

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin. #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Basha, i cili ka publikuar një video nga protestat e djeshme.

Banorët e Bregut të Lumit janë zgjuar të terrorizuar dje që në orët e para të mëngjesit, nga forcat e policisë. Qindra policë kanë rrethuar zonën ndërsa fadromat u kanë ardhur te porta për të shembur banesat.

Burra, gra e fëmijë kanë dalë për të ndaluar shembjen duke u kontfrontuar me policinë Si pasojë e përplasjeve mes policisë dhe banorëve pati të lënduar nga të dyja palët, 4 mes protestuesve dhe 3 policë.

Të plagosurit- Policë

Gerald Shabani- goditje në kokë

Bledar Deliu- goditje në parakrah

Arben Canaku- goditje në dorë

Të plagosurit – Protestuesi

Hazur Manderi- shembje në kokë

Flora- Mandri- shembje në gju

Xhabir Mandri dhe Destan Muca dëmtime të lehta


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *