Vendosni fjalën kyçe....

Ivanka Trump publikon foton e djalit që fle në dysheme, komentuesit i kthehen me sulme politike


Pak ditë më parë Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, publikoi në rrjetet sociale një foto të djalit të saj trevjeçar, Theodore, i cili po flinte në dysheme e jo në krevat.

Pavarësisht se Ivanka bëri shaka duke e shoqëruar foton me mbishkrimin: “Mund të na duhet të përdorim sërish krevatin për bebe”. Ivanka e ka fjalën për atë lloj krevati i cili është i rrethuar nga të gjitha anët në mënyrë që foshnja të mos bjerë.

Mirëpo përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë sulmuar vajzën e presidentit, duke e krahasuar Theodore me fëmijët e emigrantëve të jashtëligjshëm, prindërit e të cilëve janë ndarë për shkak të politikave të qeverisë amerikane.

Krevatin për të cilin flet Ivanka, komentuesit e krahasojnë me kafazët metalikë në të cilat u panë fëmijët e emigrantëve.

“Është më mirë se një kafaz”, shkruan një komentues sipas HollywoodLife. Ndërsa një tjetër vazhdon ” Të paktën ai nuk është në një kafaz.Ah po, se ai është i bardhë jo kaf.”

Ivanka nuk është përgjigjur ende drejtpërdrejt, e në fakt ajo njihet për pranimin e komenteve negative. Megjithatë ajo ka publikuar një foto tjetër të të birit, që është kthyer në krevat ndërsa në dysheme ka rënë një nga kafshët e tij prej pellushi. “Vëllezërit ndërruan krevatet”, komenton Ivanka Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *