Vendosni fjalën kyçe....

7 të plagosur te Bregu i Lumit, gruaja: Kam dhimbje të madhe (VIDEO)


Paraditen e sotme pati përplasje mes policisë dhe banorëve të Bregut të Lumit, të cilëve po u shemben shtëpitë në kuadër të zgjatimit të Bulevardit të Ri. Policia përdori forcën për t’i përzënë banorët nga shtëpitë e tyre si edhe gazlotsjellës.

Banorët nga ana tjetër u përgjigjën me gurë. Si pasojë, pati të lënduar nga të dyja palët. Sakaq është zbuluar identiteti i personave të cilët ndodhen sot në urgjencën e spitalit të Traumës.

Policë

Gerald Shabani- goditje në kokë

Bledar Deliu- goditje në parakrah

Arben Canaku- goditje në dorë

Protestuesit

Hazur Manderi- shembje në kokë

Flora- Mandri- shembje në gju

Xhabir Mandri dhe Destan Muca dëmtime të lehta

Një nga banoret e shtruara në spital, Flora është vizituar nga ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

“Na kanë hedhur gaz në kohën që na kanë marrë neve në polici lart. Atëherë e kanë hedhur gazin. Unë kam dhimbje të madhe për Zotin”, thotë zonja e cila gjendet në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *