Vendosni fjalën kyçe....

Merkatoja e Zidane te Real Madrid, dy shitje për të siguruar paratë për Hazard


Sky Sport zbulon disa nga planet verore të Real Madridit. Klubi spanjoll, që pas ardhjes së Zinedin Zidan në krye të stolit, kërkon të bëjë çmos që t’i ofrojë trajnerit emrat e duhur për të rikthyer “los blancos” në majë të Kontinentit të Vjetër.

Sipas Sky Sport, Real Madridi është i bindur që mund të transferojë belgun Hazard për 100 milionë euro edhe pse Çelsi këmbëngul në 116 milionë, por gjithsesi kërkesa dhe oferta nuk janë shumë larg njëra tjetrës.

Po ashtu, spanjollët kërkojnë të mbulojnë pjesën më të madhe të shpenzimeve me shitjet e Kovaçiç (50 milionë) dhe Hames (42 milionë). Dyshja në fjalë nuk është në planet e Zidan.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *