Vendosni fjalën kyçe....

Zgjerohet protesta te Astiri, me ta bashkohet edhe Bulevardi i Ri


Në Astir janë mbledhur me qindra protestues kundër vendimeve për prishjen e banesave të cilat preken nga projektet e qeverisë.

Protestës së mbrëmjes së sotme i janë bashkuar edhe banorë të Bulevardit të Ri, të cilët sot u përleshën me Policinë në mbrojtje të banesave të tyre.

Një nga banorët në fjalën e tij u lëshoi thirrje Policëve të mos zbatojnë urdhëra të paligjshëm pasi do të përballen me masa që nuk i kanë parë ndonjëherë.

Me këta duhet të tregosh vetëm muskuj, vetëm forcë për të përballuar këta horra të Rilindjes. Mos merrni urdhra të kundraligjshëm për dhunë ndaj qytetarëve se do përgjigjeni para drejtësisë.

Ne nuk kemi frikë, kush do ndezë zjarrin i pari do të digjet i pari. Ato bandat e IKMT janë gjobëvonëse, kurse Policia e Shtetit të rrijë urtë se do përgjigjeni para ligjit. Presim të gjithë të përballemi me të keqen.

Kurse këtë vemjen e bashkisë, po jua themi që ta harrojë Unazën e Re. Ne këtu do japim jetën. Këtë kisha për këtë horr dhe mashtrues. Kurse ky kuçedra e madhe Edi Rama ka ikur, kurse këta horrat mbrapa të gjejnë vrimë ku të futen se do ia shohin sherrin.

Duhet të jemi të mobilizuar sepse bandat mund të na godasin nga momenti në moment. 450 mijë ndërtime pa leje presin fatin e Bulevardit. Populli fle gjumë se e ka mendjen te valixhet. Zjarr benzinë ta çlirojmë Shqipërinë”- tha njëri nga banorët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *