Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi shkarkon trajnerin Ramazan Ndreu


Kukësi ka shkarkuar trajnerin Ramazan Ndreu pas humbjes ndaj Kastriotit. Stafi drejtues i klubit kuksian ia faturon trajnerit humbjen e sotme duke e akuzuar se nuk e menaxhoi si duhet ndeshjen.

“FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu .

Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun.” – shkruhet në njoftimin e klubit verior.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *