Vendosni fjalën kyçe....

Basha propozoi thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor, Berisha njofton Konferencë Urgjente për mediet


Pas propozimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të thirrur më datë 18 Dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një Konferencë për mediat.

Në një njoftim nga zyra e tij e shtypit, thuhet se Berisha do të jetë në një konferencë me gazetarët në orën 19:00 në ambientet e ‘Xheko Imperial’. 

Kujtojmë se pak ditë më parë grupi i Berishës ka dorëzuar në zyrën e Edi Palokës 4200 firmat e peticionit për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor, mirëpo kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar sot në mbledhjen e Kryesisë se do ta mbledhë Kuvendin Kombëtar më 18 Dhjetor, pra 7 ditë më vonë.