Vendosni fjalën kyçe....

Punimet në kabina – Tirana dhe 4 qytete të tjera sot mbeten pa drita


Ditën e sotme do të mbeten pa energji elektrike disa zona në Tiranë, për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e disa kabinave. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) ka lajmëruar se kjo ndërprerje e energjisë do të variojë nga ora 09:00-11:00 në disa zona, e deri në 14:00  apo 15:00 në zona të tjera.

“Vijojnë dhe sot punimet për rikonstruksionin e kabinave në disa zona në Tiranë

ora 9:00-14:00

Pa energji do të mbeten: Rruga “Ndre Mjeda”, rruga “Kongresi i Lushnjes” pjeserisht,

ora 09.00-11.00

Pa energji do të mbeten: Rruga “Ndre Mjeda”, rruga “Babe Rexha” pjeserisht

ora 09:00-15:00

Pa energji do të mbeten: Rruga “Fehmi Agani” pjeserisht, afer Ish Doganes, rruga “Thanas ZIko”, “4 Deshmoret” pjeserisht. rruga “Jeronim De Rada”, rruga “Xhorxh W Bush” pjeserisht.”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Por pa drita sot nuk do të mbeten vetëm këto zona në Tiranë. Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë së paku edhe në katër qytete të tjera, Burrel, Sarandë, Elbasan dhe Fier.Kjo për shkak të punimeve në disa nënstacione.

Burrel

Për shkak të punimeve të OST në nënstacionin Suç. sot në datën 5 prill gjatë intervalit kohor 08:00-16:30 do të stakohetenergjia elektrike në këto zona, Klos, Guri i Bardhe, Xiberr Hane, Xiberr Murrize, Shkalle, Ish Komuna Xiberr, Shulbaterr, Suç

Sarandë

Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Livadhja, sot në datën 5 prill, gjatë intervalit kohor 10:00-16:00, do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Sarandë: Janjar, Livadhja, Grave, Komat,
Ninat, Markat, Llazat, Kallcat, Karoq, Koder, Dermish, Rahulle, Aliko, Çaush, Trembul, Neohor, Jerme, Fitore, Memoraq

Elbasan

Për shkak të punimeve të planifkuara të OST në linjën 
L110 – 14/1 AES – Elbasan 220kV, sot në datën 5 prill nga ora 13:30-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Elbasan: fshatrat Pajenge, Gracen, Petresh, Jetesh, Terbac, Shemhill, Bradashesh, Balldren

Fier

Për shkak të punimeve të OST në Linjën 110kV L110-38 Selenice – Drenove, sot deri në orën 16:00 do tē mbeten pa energji disa zona në Fier: Levan, Bishan, Cerven, Bocova, Qarre, Ferras, Bashkim, Pish poro.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *