Vendosni fjalën kyçe....

Jennifer Lopez vjen si striptiste në filmin e ri: Alex më ndihmoi me rolin duke më çuar në klube striptizmi!


Jennifer Lopez do të luajë rolin e një striptisteje në filmin e saj të ardhshëm. Këngëtarja dhe aktorja 49-vjeçare ka zbuluar se i fejuari i saj Alex Rodriguez jo vetëm që nuk e kishte problem këtë rol, por madje e ka ndihmuar në kërkimin e saj për rolin, ndihmë që përfshinte vizitat nëpër klube të ndryshme striptizmi me Jennifer përkrah.

Duke folur në “Beats 1” të “Apple Music”, Jennifer pranoi se gjysma tjetër e saj ishte ‘shumë i emocionuar’ nga roli i saj i ri.

“Alex ishte shumë i emocionuar për mua që po bëj një film striptizmi. Ai më ndihmoi të bëja hulumtime duke shkuar tek një klub striptizmi në New York ku ne shikuam shfaqjen dhe më pas bisedova me disa nga vajzat.

Natyrisht ai e dinte botën e striptizmit shumë mirë kur ishte një atlet i ri, pasi shkonte në klube të tilla. Ai më ndihmoi shumë me përgatitjet për këtë film dhe ishte shumë mbështetës.”, tha JLo.

Jennifer luan rolin e Ramonës në filmin “Hustlers”, një version i striptistes amerikane Samantha Barbash.

Barbash ishte kryetarja e një grupi të kërcimtareve ekzotike, të cilat droguan klientët e pasur të “Wall Street” dhe u morën atyre qindra mijëra dollarë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *