Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 6 kg kokainë, dyshimet që çuan në arrestimin e shqiptarit


43 vjeçari shqiptar me iniciale O.B, banues në Emilia Romagna, u arrestua në portin e Golfo Aranci nga karabinierët e njësisë operative të Olbia-s në Itali.

Policia po kryente kontrolle të zakonshme në portin Gallura, kur nisi dyshimet tek shqiptari për shkak të nervozizmit të tij kundër kontrollit.

Pas kësaj, ata shoqëruan makinën deri në ambientet e policisë me tre personat në bord. Atje, makina u kontrollua tërësisht, dhe pas çmontimit të pjesës së “airbag-t”, u gjetën 6 kg kokainë dhe 16 gram heroinë.

Nëse lënda narkotike do të shitej në treg, ata do të kishin fituar 1 milion e gjysmë euro.

Bashkëshortja e tij 38 vjeçare me origjinë rumune u la e lirë, duke marrë me vete edhe vajzën 5 vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *