Vendosni fjalën kyçe....

Lajmet e rreme për hapjen e kufirit, refugjatët mblidhen në kufirin grek në Idomeni


Rreth 500 refugjatë me familjet e tyre kanë arritur gjatë ditës së sotme dhe shumë të tjerë janë drejtuar drejt kampit, pas lajmeve false, sipas policisë greke, që kanë shpërndarë në internet se do të hapen kufijtë në pikën kufitare Idomeni.

Pasditen e sotme deri pak më parë ndodhën disa episode, kur policia greke u përpoq të largojë refugjatët, të kthehen në kampet apo zonat ku janë vendosur. Refugjatët kanë qëlluar policët me gurrë, ndërsa ka pasur përleshje dhe episode të vogla.

Refugjatët kërkojnë të hapet pika e kufirit Idomeni, të shkojnë përmes Maqedonisë në veri për të arritur në Gjermani. Shumë prej tyre janë familje me gra dhe fëmijë.

Përgjegjësi për ministrinë e Emigracionit Nikos Ragos deklaroi se policia ndodhet në zonë të binden refugjatët të kthehen në zonën ku qëndrojnë vazhdimisht në Greqi, pasi nuk ka ndryshuar situata me kufijtë dhe se askush nuk do lejohet të kalojë në Idomeni.

Ngjarja është në vijim, ndërsa këto momente duket se janë qetësuar gjakrat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *