Vendosni fjalën kyçe....

Rama pret mysafir Ben Blushin dhe Samir Mane në kryeministri (Foto)


Biznesmeni i njohur Samir Mane dhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi janë fotografuar duke hyrë në godinën e Kryeministrisë.

Në fotot e siguruara nga Fax Web, shihen që Mane dhe Blushi janë drejtuar drejt hyrjes së pasme të godinës së kryeministrisë ndërkohë që nuk dihet motivi i kësaj vizite të papritur, por duhet theksuar se pas gjithë akuzave të ndërsjellta që janë bërë midis Ramës dhe Blushit, ky takim është tepër surprizues.

Kujtojmë se Ben Blushi ka një karrierë të gjatë politike në radhët e Partisë Socialiste, por gjatë fundit të mandatit të parë të qeverisë Rama ai i prishi marrëdhëniet me kryeministrin duke dalë bashkë me deputeten tjetër socialiste, Mimoza Havizi në opozitë me qeverinë.

Blushi dhe Havizi krijuan edhe partinë e tyre, “Libra” e cila u fut në zgjedhejt e kaluara të përgjithshme por pa mundur të marrin asnjë mandat deputeti.

Ndërkohë që për shkak të mos marrëveshjeve brenda partisë së tyre, Blushi dhe Havizi i prishën marrëdhëniet dhe dolën hapur në akuza kundër njëri-tjetrit.

Ndërkohë kujtojmë se Ben Blushi, në kohën kur ishte në Parlament ka hedhur akuza të forta kundër Kryeministrit Rama duke e akuzuar për lidhje me bandat, për ‘vrasjen’ e Partisë Socialiste duke dëmtuar demokracinë brenda saj si dhe për kanabizimin e vendit.

Nga ana tjetër, Samir Mane i cili shoqërohet nga Blushi në këtë vizitë të ‘beftë’ në kryeministri, njihet si investitori më i pasur dhe më i madhi në vend, edhe pse nuk ka përfituar asnjë tender publik.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fax Web

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *