Vendosni fjalën kyçe....

Napoli humbet ndaj Empolit


Napoli ka zhgënjyer në transfertën ndaj Empolit, ku është mposhtur me rezultatin 2-1 dhe ka ndihmuar kështu Juventusin që t’i afrohet më shumë titullit të tetë kampion radhazi.

Di Lorenzo dhe Farias shënuan për Empolin, që vijon të luftojë për mbijetesë, ndërsa të besuarit e Ancelottit barazuan vetëm përkohësisht me mesfushorin Piotr Zielinski.

Humbja e napolitanëve lë Juventusin 18 pikë para tyre në vendin e parë, ndërsa tashmë bardhezinjtë janë vetëm 6 pikë larg triumfit edhe matematikisht në këtë kampionat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *