Vendosni fjalën kyçe....

Plumba dyqanit dhe djegia e makinës në Fier, policia sqaron ngjarjet e lidhura me njëra-tjetrën


Policia ka sqaruar ngjarjet e ndodhura pak minuta më parë në qytetin e Fierit ku u dëgjuan të shtëna dhe u dogj një makinë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, ku persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vend ngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.