Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim takohet me Gramoz Ruçin tek Kryesia e Kuvendit


Paraditen e sotme, ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Takimi po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Ky takim vjen pas opinionit të Venecias dhe rekomandimeve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Besohet se kjo është dhe tema që po diskutohet në këtë takim mes ambasadores Kim dhe Ruçit.

Kujtojmë se Venecia i dha të drejtë presidentit Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe rekomandimet për Vakancat, pas përplasjes me kreun e KED-së, Ardjan Dvorani.

Ambasadorja Kim e mbështeti opinionin e Komisionit të Venesias dhe ka bërë thirrje që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda 2020-ës dhe palët institucionale të ulen në dialog para se të vendosin për vakancat, në mënyrë që mos ketë më konflikt siç ndodhi dhjetorin e kaluar.

Kim i ka filluar takimet nga Ruçi, i cili sot ka një ftesë për t’u takuar me Metën pikërisht për të adresuar rekomadimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *