Vendosni fjalën kyçe....

Berisha reagon ndaj Ramës: Qytetarët të ngrihen për ta larguar në kosh


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kryeministrit Rama, pas deklaratës së tij se logoja e PD-së dhe ajo e LSI-së do të shkojë për skrap.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha këtë deklaratë e ka konsideruar si thirrje për luftë dhe u bën thirrje qytetarëve të ngrihet për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Postimi i plotë:

Nje thirrje lufte nga Edvin Kristaq Xhelati!

Skizofereni, bir xhelati beson se do shndërroje ne skrap logon e PD!

Te dashur miq, sot bastardi i xhalatit te poetit disident Havzi Nela, skizoidi Edvin Kristaq Rama deklaroi para shqiptareve nga strofulla e tij e krimit se ai do shndërrojë ne skrap logon e Partisë Demokratike.

Me kete deklarate paranojake te llojit te babait te tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, Enver Hoxhës, Edvin Urrejtja ka ftuar ne lufte per jete a vdekje, çdo qytetar te këtij vendi, per te cilët liria dhe dinjiteti i fituar ne liri jane te vlefshme per çdo sakrifice.

Deklarata e këtij bastardi te xhelateve të diktaturës se do të shndërrojë në skrap logon e Partisë Demokratike, partisë që përmbysi pushtetin e Enverit, Spiros, Kristaqit, eterve te tij barbare, partisë qe vendosi pluralizmin politik, qe ndau epokat dhe vendosi sistemin demokratik dhe ekonominë e tregut, qe anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes dhe NATO, qe firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian dhe mori rekomandimin per statusin e vendit kandidat, eshte thirrje kushtrim lufte per çdo qytetar, per te shnderruar sa me pare e me te gjitha mjetet ne kalbesire te historise skizofrenin hakmarres, qe shfryn me urrejtje kafshe te terbuar per pushtetin e humbur te eterve te tij mizor.

Deklarata paranojake e te birit te Kristaq Xhelatit se do shndërrojë ne skrap logon e Partisë Demokratike, partisë qe javen e pare te themelimit te saj do shpallte yllin e saj polar çështjen kombëtare, te shitur nga eterit e tij tradhtar, do te vendoste me sukses ne krye te axhendes se saj ndërkombëtarizimin e çështjes se Kosovës dhe shqiptareve ne trevat e tjera, do arrinte te miratonte rezoluta ne samite ndërkombëtare qe sanksiononin te drejtën e shqiptareve te Kosovës për vetëvendosje dhe do te jepte kontribut te pazëvendësueshëm ne Pavarësinë e Kosovës dhe njohjet e saj, eshte kushtrim ftese per te gjitha ata qe ndjehen shqiptar per t’u ngritur dhe shndërruar me çdo kusht dhe me çdo çmim në ngordhësirë te historisë Zografin e dyte, qe per karrigen e tij kerkon te tregetoje me territore shqiptare dhe qe ne këto përpjekje te tradhtisë se larte kombetare, se bashku me qarqet e huaj albanofobe, shef tek Partia Demokratike pengese te pakapërcyeshme.

Koha nuk pret. Ne këmbe te gjithe t’i tregojme ketij bastardi dhe vasaleve te tij koshin e fundërrinave qe meritojnë! Sb

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *