Vendosni fjalën kyçe....

4 viktima lidhur me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit, 153 raste të reja


Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend lidhur me covid-19.

Sipas deklaratës zyrtare, bëhet me dije se nga 847 testime të kryera, janë zbuluar 153 raste të reja me koronavirusin e ri.

Viktimat janë një 64 vjeçar nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar.

Për sa u përket të shtruarve në spital, bëhet fjalë për 193 pacientë nga të cilët 13 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *