Vendosni fjalën kyçe....

Sterkaj i kthehet Bashës: Gjysmën e mbështetësve ti solla unë në miting!


Deputeti socialist Paulin Stërkaj është përgjigjur pas akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, se ai është i përfshirë në dosjen 184 në prokurori për vjedhjet e votave në Dibër.

Në një intervistë telefonike për A2 CNN, Sterkaj tha se nuk ka gisht në këtë histori dhe është i gatshëm të dalë para drejtësisë nëse do të thërritet.

“Në zgjedhje kam punuar në një zonë në Dibër, të Selishtës, në një komunë ku Partia Socialiste nuk kishte fituar kurrë, por për çudi ne fituam atje, por kjo nuk ka lidhje me blerjen e votës, apo financim të paligjshëm”, tha Sterkaj.

“Nuk e di çfarë është kjo dosje, unë gjithmonë, edhe në sport kam qenë gjithë jetën kampion dhe e kam bërë me arbitër. Në polici, nga babai i tij politik, ish-Presidenti Sali Berisha, kam medalje “Shqiponjën e Artë” për kontribut në sigurimin e rendit dhe qetësisë. Edhe dekoratë nga ish-Presidenti Bujar Nishani. Nuk e di të kem ndonjë dosje, por nëse më kërkon drejtësia i vihem në dispozicion në moment”, vijoi më tej deputeti i LSI-së.

Mes të tjerash, Sterkaj ka ironizuar dhe takimin e Bashës në Malësinë e Madhe dje, kuke thënë se gjysmën e personave që ndodheshin në shesh i kishte dërguar ai.

 “Më vjen shumë keq për liderin e Partisë Demokratike, është i varfër edhe nga llogaritjet matematike, por edhe në njohjen e përfaqësimit të deputetëve sipas zonave. Unë jam deputet i Malësisë së Madhe dhe më vjen keq për të që nuk i ishin mbledhur më shumë se 150 vetë në Koplik, ku prej tyre 75 ia çova unë për ta mirëpritur”, tha Stërkaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *