Vendosni fjalën kyçe....

I mori jetën 50 personave në Zelandën e Re, Brenton Tarrant ankohet se nuk po e trajtojnë mirë në burg


Terroristi Brenton Tarran i cili vrau 50 besimtarë myslimanë në dy xhamitë në Zelandën e Re është ankuar për kushtet e tij në burg. Mediat australiane shkruajnë se 28-vjeçari Brenton Tarrant ka paraqitur një ankesë zyrtare rreth të drejtave të tij në burg.

Ai ankohet se nuk i lejohen as vizitorët, thirrjet telefonike, apo qasja në televizion apo gazetat. Ai pretendon se po i mohen të drejtat e tij themelore gjatë qëndrimit në burg.

Por ai ka marrë një përgjigje nga një zëdhënës i Departamentit të Korrektimeve i cili tha: “Ai po menaxhohet në përputhje me dispozitat e parashikuara në Aktin e Korrigjimeve 2004 dhe detyrimet tona ndërkombëtare për trajtimin e të burgosurve. Gjatë kësaj kohe ai nuk do të ketë qasje në televizion, radio apo gazeta dhe as vizitorë. Për arsye të sigurisë operacionale nuk do të japim informacion të mëtejshëm”.

Australiani Tarrant u arrestua më 15 mars dhe ndodhet i burgosur në burgun e Aucklandit në Paremoremo, pas akuzës për vrasjen e 50 personave në dy xhamitë e Christchurch.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *