Vendosni fjalën kyçe....

“Si 8 fishohet taksa për biznesin e vogël në Tiranë” – Denoncimi te Berisha


Berisha denoncon shumëfishimin e taksave për biznesin e vogël në bashkinë e Tiranë, të drejtuar nga Erion Veliaj. “? Lal plehu shumfishon taksat per biznesin e vogel. Lexoni denoncimin e biznesmenit dixhital.”, shkruan Berisha duke iu referuar denoncimit të një qytetari.

Denoncuesi thotë se është pronari i një biznesi të vogël dhe sipas tij, punonjësit e taksave të Bashkisë së Tiranës, i kanë kërkuar plot 186 mijë lekë të vjetra ndërkohë që një vit më parë kishte paguar 22 mijë lekë të vjetra. Pra ata i kanë kërkuar 8 herë më shumë para për taksat.

“Dr miredita! sot me erdhen taksat e bashkise . Nga 22 mije te vjetra qe kemi paguar vjet, kete vit na e kan sjelle 186 mije lek te vjetra. Kjo eshte cmenduri. Shkova te bashkia dhe punonjesit me nje gjuhe narkotikesh si vete eprori i tyre folen shume rende dhe ju duke normale. Si mundet ky popull te pranoje kete shtypje, si munde keto plehera qe po na pijne gjakun perdite.”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *