Vendosni fjalën kyçe....

Futboll apo boks? Njihuni me kampionin e kartonëve (Video)


Sulmuesit të Rangers-it, Alfredo Morelos, iu dha kartoni i pestë sezonal në superderbin britanik mes ekipit në fjalë dhe Celtic-ut.

Kësaj mund t’i shtohen 17 kartonët e verdhë të marrë nga kolumbiani që prej nisjes së sezonit. Morelos e mori kartonin e kuq në pjesën e parë të ndeshjes, teksa ekipi i tij po mundej në “Celtic Park” me rezultatin 1-0, pas përplasjes me lojtarin pritës, Scott Brown.

Broën i ndërhyri Morelos për t’i marrë topin por ky i fundit e goditi me bërryl edhe pse duhet thënë se mbrojtësi i Celtic-ut u rrëzua disi në mënyrë teatrale.

Morelos është lojtari me më shumë kartona këtë sezon në kampionatin skocez dhe nëse vijon me këtë ritëm mund të shpallet edhe kampion Europe në këtë disiplinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *