Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti brazilian në protestë, kërkon heqjen e masave të vendosura për koronavirusin


Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u bashkua me demonstratat e mbajtura të dielën në kryeqytetin e vendit, për të kundërshtuar bllokimin nga koronavirusi dhe për të thirrur një grusht shteti ushtarak.

Sipas mediave lokale, protestuesit kërkuan ndërhyrje ushtarake në emër të presidentit, sepse ata e shohin gjykatën supreme dhe legjislaturën e vendit, si pengesë në fushatën e tij kundër masave të bllokimit.

Kongresi dhe Gjykata Supreme i kanë mbështetur masat e izolimit social të vendosura nga qeveritarët.

“Tani janë njerëzit në pushtet. Është më shumë sesa e drejta juaj, është detyrimi juaj të luftoni për vendin tuaj”- tha Bolsonaro, duke qëndruar në një kamion jashtë selisë së Ushtrisë. “Ne nuk duam të negociojmë asgjë. Ne duam aksion për Brazilin. “

Qeveritë kombëtare dhe lokale në vend kanë lëshuar mesazhe të ndryshme për sjelljen gjatë pandemisë. Ndërsa Bolsonaro po bën presion kundër kufizimeve të rrepta, qeveritë shtetërore dhe vendore në disa nga zonat më të goditura nga Brazil kanë mbyllur shkollat, bizneset dhe kanë nxitur njerëzit që të qëndrojnë brenda.

Brazili ka më shumë se 35,000 raste të konfirmuara dhe mbi 2,300 vdekje.

Bolsonaro i ka kundërshtuar prej kohësh masat e rrepta të vendosura nga qeveria, për të frenuar pandeminë e koronavirusit.

Fjalimi i së dielës ishte vetëm gjesti i fundit i tij. Të enjten, Bolsonaro shkarkoi ministrin e tij të shëndetësisë, Luiz Henrique Mandetta, sepse ai u kishte bërë thirrje brazilianëve të vazhdojnë distancimin shoqëror dhe të qëndrojnë brenda.