Vendosni fjalën kyçe....

Nipi i Adem Jasharit emërohet komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Komandanti i ri është i biri i Rifat Jasharit, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.

Presidenca ka njoftuar përmes një komunikate për shtyp se emërimi i tij në këtë detyrë është bërë pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe rekomandimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Presidentja e Kosovës, ka dekretuar edhe lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij.

Pas emërimit të Jasharit, në Ministrinë e Mbrojtjes është kryer procedura e pranim-dorëzimit të detyrës.

Më herët, Bashkim Jashari ka qenë shef i Inspektoratit të FSK-së.