Vendosni fjalën kyçe....

Futbollisti 21-vjeçar goditet me thikë në fytyrë në Institut


Disa të rinj janë përfshirë sot në një konflikt me thika në zonën e Institutit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”.

Gjatë sherrit, ka mbetur i plagosur një futbollist i ri i quajtur Olsi Meraj.

21-vjeçari sapo kishte dalë nga stërvitja me shokin e tij Kevin Gegën, kur më pas i janë afruar një grup të rinjsh të moshës 17-20 vjeçare.

Ata i kanë sulmuar duke goditur Merajn disa herë në fytyrë me thikë. Meraj është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa shoku i tij, Gega është dërguar në komisariatin nr.3, ku po merret në pyetje.

“Rreth orës 16:50 në rrugën ‘Taulantët’, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi O. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat me thika mendohet se kanë pasur probleme me Gegën.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *