Vendosni fjalën kyçe....

Dyshime se tentuan të fusnin drogë në burgun e Shënkollit, pezullohen 6 punonjës policie


Pezullohen nga detyra gjashtë punonjës policie të burgut të Shënkollit. Identiteti i policëve nuk është bërë i ditur, ndërsa mësohet se ata janë pezulluar për shkak të dyshimeve se kanë tentuar të fusin drogë brenda ambienteve të burgut, dy netë më parë.

Rasti është zbuluar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Sasia e lëndës narkotike që policët kanë tentuar të fusin në burg nuk dihet ende, ndërsa priten të tjera detaje nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *