Vendosni fjalën kyçe....

Makinë me xhama të zinj, nga nesër masat e reja të Policisë


 

Për makinat me xhama të zinj Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se duke nisur nga nesër nuk do kryejë asnjë shërbim për  këto mjete.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!”- thuhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

 Gjithashtu sa i përket marrjes së patentës, DPSHTRR bën me dije se janë krijuar disa lehtësira. Drejtoria e Transporteve njofton se nuk do ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas.

“Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në një njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *