Vendosni fjalën kyçe....

I ra të fikët në protestë, Spahia viziton studentin në spital: Ka hematoma në trup, u godit si të ishte kriminel


Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ish-deputeti shkruan se  gazetari i ardhshëm është dhunuar barbarisht nga policia.

Më tej ai thekson se studenti ka dëmtime të ndryshme në trup për shkak të goditjes së policisë, duke theksuar se kjo është

Një student i gazetarisë Gesard Hazizi, mbeti i dhunuar gjatë protestës së sotme të opozitës. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, e ka vizituar studentin këtë pasdite në  spital.

Spahia thotë se Hazizi ka pësuar dëmtime të ndryshme të trup për shkak të dhunës së ushtruar nga policët. Ish-deputeti demokrat thotë se pikërisht dhuna e policëve është një nga arsyet kryesore se përse duhet larguar kjo qeveri.

“POLICIA E LLESHAJT SI DHUNUESE FLAGRANTE E QYTETAREVE

Gazetari i ardhshem Gesard Hazizi, dhunohet barbarisht nga policia. Studenti i vitit te pare humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshem nga nje efektiv i Shqiponjave. Eshte sjelle me urgjence ne Spitalin e Traumes, pasi ka hematoma dhe demtime te ndryshme nga goditjet e policise.

Kjo eshte policia ne sherbim te pushtetit, qe i trajton si kriminele qytetaret protestues, ndersa krimineleve te vertete, as qe guxon t’u afrohet!

Ja pse duhet ta largojme sa me pare kete qeveri te inkriminuar qe pasi i vjedh, dhunon qytetaret qe protestojne! Ky eshte nje mision qe duhet ta permbushim, se pari per sigurine tone! E keqja e ketij vendi ka nje emer: ai eshte EDI RAMA, qe mbrohet me shtet policor nga qytetaret e vet. #RamaShporru.”, shkruan Spahia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *