Vendosni fjalën kyçe....

Kim Kardashian jep leksion në Shkollën e Biznesit në Harvard


Nga Calabasas në Kembrixh, biznesi dinamik i Kim Kardashian në linjën e veshjeve SKIMS vazhdon të tërheqë vëmendje dhe lëvdata.

Të premten, Kardashian, 42 vjeç udhëtoi për në shkollën prestigjioze të Biznesit të Harvardit së bashku me bashkëthemeluesin e SKIMS, Jens Grede, për të diskutuar suksesin e madh që kompania ka parë që kur doli në treg në qershor 2019.

Sipërmarrësja dhe nëna e katër fëmijëve, e cila po studion për t’u bërë juriste, shkroi në rrjetet sociale: “Unë fola në Shkollën e Biznesit të Harvardit dje në një klasë të quajtur HBS Moving Beyond DTC. Detyra e klasës ishte të mësonte për @skims, kështu që unë e partneri im Jens folëm për marketingun tonë, sfidat tona dhe fitoret tona më të mëdha. Jam shumë krenare për Skims dhe vetëm mendimi se është një kurs që studiohet në Harvard është thjesht çmenduri!!! Faleminderit profesor Len Schlesinger dhe @harvardhbs që na ftuat. #BucketListDream.” – shkroi Kardashian në Instagram.

Vajtja e Kardashian në Hardard nxiti kritika po edhe lavdërime nga përdoruesit e rrjetit.

Përdoruesit e Tëitter kryqëzuan menjëherë pronarin e biznesit, duke pyetur pse ylli i realitetit duhet të mburrej në HBS.

“Është çmenduri”, shkroi ai.

“@Harvard duhet të ketë turp për veten.”

Një person tjetër shkroi: “Dhe kështu prestigji i Harvardit është zhdukur në mendjen time. Nuk ia vlen as një studim rasti që është, por ju nuk do ta dinit ndryshimin.”

Një person në Instagram komentoi, “Kështu që Harvardit i kanë rënë standardet”, ndërsa një tjetër shtoi “A janë njerëzit të çmendur, hyrja e saj në Shkollën e Biznesit të Harvardit është e turpshme.”

Miqtë dhe ndjeësit e uruan Kardashian, duke komentuar poshtë postimit.

Një ndjekës  shkroi në Twitter, “Urime Kim! Më vjen mirë që mendjemprehtësia jote e biznesit po merret seriozisht. Qielli është kufiri për ty”, ndërsa një tjetër shkroi: “Ti dhe familja jote keni bërë një rrugë të gjatë. Punë e shkëlqyer! E merituar.”

Një studente e identifikuar si Liz i tha NBC10 Boston se ardhja e Kardashian në klasën e saj në Harvard ishte një mundësi e shkëlqyer.

“Të mësosh nga dikush që ka ndërtuar një biznes kaq të suksesshëm ishte vërtet emocionuese dhe mendoj se të kesh privatësinë e pa kamera në dhomë, të qenit në gjendje të bësh atë bisedë të sinqertë ishte gjithashtu e veçantë”, vuri në dukje ajo.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fox Bussines