Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi përplaset me furgonin në aksin Qafë Thanë-Librazhd, humb jetën një nga shoferët, plagosen 4 pasagjerë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku një autobus është përplasur me një furgon. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi i furgonit, shtetasi me inicialet Q.B., 60 vjeç.

Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe 4 persona të tjerë, të cilët ishin pasagjerë në autobus. Ata për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35, në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobus me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç,  banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.