Vendosni fjalën kyçe....

Balla merr në mbrojtje Xhafajn: E falenderoj për punën, shqiptarët i besojnë policisë


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka falenderuar ish-ministrin e Brendshëm, Xhafaj, për punën e bërë në krye të Ministrisë në kohën kur e drejtonte.

Sipas Ballës, policia sot ka besimin më të lartë në publik dhe meritë për këtë ka edhe ish-ministri, Xhafaj.

“Policia e Shtetit ka besimin më të lartë publik për meritë të atyre që e kanë drejtuar dhe gjej rastin për të falenderuar zotin Xhafaj, por edhe drejtuesit aktualë. Janë kokëforta dhe janë kuptimplota të dhënat që vijnë nga lufta pa kompromis kundër krimit dhe kundër korrupsionit.” – tha Balla në fjalën e tij.

Emri i Fatmir Xhafajt është lakuar sërish së fundmi pas publikimeve të audiopërgjimeve të prokurorisë nga ana e ish-deputetit Salianji, lidhur me “Dosjen Xhafaj”.

Në audiopërgjimet e publikuara, ish-shefi i Policisë së Fierit, Albert Nushi, dëgjohet duke biseduar dhe duke i ofruar para Fredi Alizotit, i cili pretendon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike muaj më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *