Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 110 kilogramë drogë në Greqi, ishte nisur nga Saranda


Një sasi prej rreth 110 kilogramësh drogë është kapur në një makinë që po udhëtontë drejt Igumenicës.

Sipas policisë së vedit fqinj, droga ishte nisur nga Saranda dhe u fut në territorin grek nëpërmjet kufirit të gjelbër mes dy vendeve.

Në prangat e policisë së vendit fqinj kanë rënë dy shqiptarët që ishin në mjet, një 57-vjeçar që drejtonte makinën dhe një 48-vjeçar që ishte pasagjer.

Në makinë gjatë kontrollit u kapën 107 pako ku ishte futur një sasi prej rreth 110 kilogramësh kanabis.