Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet Nushi-Alizoti, Berisha: “Shefi i madh” është Fatmir Xhafaj


Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur 8 arsye  vërtetojnë që audio-përgjimet e nxjerra nga Prokuroria në lidhje me bashkëpunimin e zv.drejtorit të Policisë Fier Alfred Nushi me shtetasin Alfred Alizoti, me qëllim që ky i fundit të hiqet sikur është ai Agron Xhafaj në audiopërgjimin e ‘Babales” apo ndryshe Albert Veliut.

Berisha shkruan se “shefi i madh” që përmendet në bisedime rezulton të jetë ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj

Postimi i plotë:

Dokumente zyrtare të pabesueshme dhe të jashtëzakonshme!

Përgjimet e nxjerra nga dosja zyrtare bëjnë autopsinë e plote te narkoshtetit.

Ato faktojnë me zë te certifikuar

1- se narkorafikanti i njohur Fredi Alizoti (që sipas skenarit Xhafa – Veliu është ngarkuar të mashtrojë kundrejt pagesës se me Alfred Veliun ka biseduar ai dhe jo Agron Xhafa) bisedon ne telefon shume e shume here dhe i trajton si vartës te tij narkodrejtorin dhe narko zëvendësdrejtorin e policisë se qarkut te Fierit, Nushi dhe Marko si dhe narkoprokurorin e ngarkuar për hetim.

Nga këto biseda del se:
2- Narkodrejtori dhe zëvendësi i tij takohen disa herë me trafikantin Alizoti dhe i paguajnë shuma të mira parash.

3- Nga bisedat del se për aferën e piste te tyre pra imitimin e Geron Xhafes nga Alizoti ai ka lidhje edhe me narko politikanet e larte Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin.

4-Ne një bisede me zëvendës narkodrejtorin Marko trafikanti përmend “shefin e madh”. Por Marko i thote se “shefi i madh” është jashtë dhe kthehet te nesërmen mbasdite.

5-Verifikimi dëshmon se shefi i madh ishte Fatmir Xhafa, i cili atë dite ndodhej ne Kroaci.

6-Dosja e derguar ne gjykate nga narko prokuroret nuk përfshinë asnjërin prej këtyre regjistrimeve te realizuara me urdhër te prokurorit. Për narkoprokuroret e narkoshtetit këto prova nuk ekzistojnë!?

7-Madje narkodrejtor Nushi dhe zëvendësi i tij Marko te thirrur ne prokurori, sipas dokumenteve zyrtare mashtrojnë duke deklaruar se kane takuar vetëm një here trafikantin Alizoti.

8-Megjithe këtë, narkoprokuroret që kane prova te pakundërshtueshme se narkopolicet kanë gënjyer, në vend që ti arrestojnë për gënjeshtrën e tyre e besojnë këtë gënjeshtër si te vërtet duke u bere bashkëpunëtorë ne krim.

Si përfundim fajtor për narkoprokuroret është Ervin Salianji që me këto dokumente beri autopsinë e narkoshtetit. Kurse Narkodrejtori dhe zëvendësi i tij së bashku me narkoprokuroret kalojnë vetingun dhe ngrihen në përgjegjësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *