Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 13 kg kokainë, arrestohet 34-vjeçari në Greqi


Një 34 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për lëndë narkotike.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e së hënës, në Moschato në zonën e Atikas.

Gjatë kontrolleve të policisë, shqiptarit ju gjetën 13 kg e 118 gram kokainë, 510 gram heroinë, si dhe shuma e parave prej 1900 eurosh dhe dy peshore elektronike.

Pas hetimeve, policia zhvilloi një kontroll në shtëpinë e tij, duke gjetur sasinë e madhe të drogës. Shqiptari e kishte kthyer banesën në një dyqan të vërtetë droge.

I arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Plamenmeliendikonit në Athinë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *