Vendosni fjalën kyçe....

KED nis procedurën e vlerësimit për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të nisë procedurën e pikëzimit e të vlerësimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, emrat e të cilëve u bënë të ditur dje nga Presidenti i Republikës.

Në mbledhjen e djeshme u vendos që anëtar/relator të vazhdojë të jetë Eriol Roshi, sipa shortit të datës 05.04.2019.

Anëtari relator do të mbështetet nga këshilltarët e Gjykatës së Lartë posaçërisht të ngarkuar me detyra pranë KED-së. Për qëllime të ndarjes së ngarkesës së punës, këshilltarët do të kryejnë detyrat e tyre në lidhje me kandidatëtë caktuar, sipas rezultatit vijues të shortit:

– Këshilltari Saimir Nazifi në lidhje me kandidatët Prel Martini dhe Vjosa Bodo.
– Këshilltari Florian Kalaja në lidhje me kandidatët Envi Hicka dhe Ded Kasneci.
– Këshilltari Besmir Rrapaj në lidhje me kandidatët Shaqir Hasanaj dhe Vasil Bendo.

Një ditë më parë presidenti Meta publikoi listën me gjashtë kandidatët, që kërkojnë të zënë një vend në gjykatën Kushtetuese. Sipas listës së publikuar nga Meta, emrat që kanë shprehur interes për garën janë: Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo dhe Vjosa Bodo Mujo.

Njëri prej tyre do të zgjidhet si anëtar në Gjykatën Kushtetuese, pas shqyrtimit të kandidaturave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *