Vendosni fjalën kyçe....

Fierakët e presin sërish Ramën me protesta, përplasje me policinë (FOTO)


Kryeministri Edi Rama pritet të nisë një takim sot në Fier, në kuadër të turit “bashkia që duam”, por qytetarët e Fierit janë ngritur në protestë për të penguar takimin e kryeministrit.

Mes policisë dhe protestuesve ka nisur një përlasje fizike.

“Iu bëj thirrje mediave të pasqyrojnë situatën. Largohuni nga rrugga, largohuni nga trotuari, ju lutem shumë”, thërret me megafon Luan baçi, kreu i PD-së së degës së Fierit.

“Policia ka hyrë mes protestuesve, protestuesit janë të irrituar”, thotë Baçi dhe menjëherë pas këtyre fjalëve ka nisur konflikti mes policëve dhe protestuesve.

“Ne nuk duam luftë me vëllezërit tanë”, thërret Baçi me megafon gjatë përplasjes. Sipas kreut të PD-së mes radhëve të policisë ka persona të infiltruar të cilët kërkojnë të nxisin dhunë në protestë.

Drejtori i policisë së Fierit  u kërkoi qytetarëve të binden dhe të heqin dorë nga protesta. Me pankartat në duar “Rama ik”, “Rama si Chavez”, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pas tensioneve dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve në Fier, një efektiv ka mbetur i plagosur. Kolegët e kanë tërhequr policin e gjakosur dhe e kanë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Luan Baçi mori megafonin dhe u bëri thirrje efektivëve të largohen, pasi ata nuk kanë ndërmend të bëjnë veprime të dhunshme, por po provokohen nga persona të infiltruar. Ai u bëri thirrje dhe protestuesve që të mos i prekin policët.

“Të gjithë protestuesit janë paqësor 100%, kemi ditë që protestojnë. Po provokoni ju me anë të forcave të policisë. Nuk hamë asnjë lloj provokimi. Në momentin kur policët futen mes protestuesve, i shikojnë me inat, bëjnë gjeste provokuese dhe provokojnë me fjalë të rënda, do keni reagimin e protestuesve. Prandaj jepni urdhër të mos ketë provokime. Ne s’do vijmë atje ku është Rama. Shkoni atje po deshët duartrokiteni. Ne do të protestojmë këtu në vazhdimësi dhe këtë mos na e ndaloni.  Mos i prekni policët. Policët janë vëllezërit tanë, shokët tanë. Çdo gjë varet nga provokimi që bëni ju.”, tha Baçi.

Ditën e djeshme gjithashtu ndodhën përplasje mes policisë dhe protestuesve, 500 metra larg vendit ku Rama takoi një grup grash për “8 Mars”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *